Skip to content
Politikë

KPA kthen në detyrë gjyqtaren Hoxholli

· 1 min lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit  ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  për shkarkimin nga detyra të gjyqtares administrative të Tiranës, Semiramis Hoxholli, duke e rikthyer atë në detyrë.

Vendimi i KPA-së u mor pas një votimi me katër vota pro dhe një kundër.

Kolegji konstatoi se KPK kishte kaluar kompetencat e tij, pasi Hoxholli ishte e sapoemëruar dhe, sipas ligjit, nuk duhej të ishte subjekt i procesit të vettingut në këtë fazë.

Për këtë arsye, vendimi i KPK për shkarkimin e saj u shpall i pabazuar, duke e urdhëruar KPK-në të pushojë çështjen si të jashtë juridiksionit të tij.