Skip to content
Rajoni

Kosova liron kufizimet anti-Covid, zgjat orarin e lëvizjes dhe të gastronomisë.

· 2 min lexim

Kosova liron kufizimet anti-Covid, zgjat orarin e lëvizjes dhe të gastronomisë. Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga COVID-19.

Masat e reja janë publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit.

Nw zonat e kuqe:

Komunat që janë në rrezik të lartë, pra në zonën e kuqe, iu lejohet operatorëve ekomomik të punojnë deri në orën 21:00. Ndërsa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Masat e reja anti-COVID për qytetet me rrezik të mesëm:

Për zonat të cilat janë me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Pas kësaj ore do lejohet shërbimi “merr me vete”.

Masat e reja për zonën e gjelbër:

Në këtë zonë operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Edhe lokalet dhe restorantet, si dhe hoteleria do të lejohen të punojnë në po këtë orar teksa pas orës 22:00 ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”. Me masat e reja janë lejuar edhe aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe të mbyllura.