Skip to content
Rajoni

Kosova feston 11 vjet shtet, shpërndan Deklaratën e Pavarësisë

· 1 min lexim

Sot është një ditë e shënuar, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Shqipërinë, pasi 11 vjet si sot një shtet i ri shqiptar i është shtuar hartës së botës.

Sot 17 shkurt është shënuar zyrtarisht 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe për ta festuar këtë ditë, është shpërndarë në shtatë qendra Deklarata e Pavarësisë, ku një sigurisht është vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë në qendrat e Kosovës u bë nga Garda Ceremoniale dhe është simbol i pastër i bashkimit për ta bërë këtë shtet të ri të ecë përpara.

Deklarata e Pavarësisë është nisur për në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt.

Nuk janë qytete të zgjedhur rastësisht, janë qytete të rëndësishme që kanë histori pas dhe sigurisht  qendra të mëdha.