Rritja e shpejtë dhe e madhe e rasteve të reja me të infektuar nga COVID-19 si në Kosovë por edhe shtetet fqinje ka shtyrë qeverinë e Avdullah Hotit të ashpërsojë masat ndaj COVID-19 prej datës 30 korrik.
Sipas Indeksonline, masa të reja do të vendosen për qytetarët që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrisk të larë të Covid-19, por edhe për shtetasit kosovarë që do t’i kalojnë pushimet në këto vende, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.
Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu nga kjo datë të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.
Po ashtu të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.
Dhe, të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Bosnjes e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë përmes testit që janë të shëndoshë nga COVID-19.
Pritet që ky vendim të hyjë në fuqi që nga data 30 korrik 2020.
Kujtojmë se ditën e sotme u shënuar rekordi i ri në Kosovë me rastet e reja, 276 raste përgjatë 24 orëve. Ndërkohë numri total i rasteve pozitive në gjithë vendin ka arritur në 7,314 nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese