Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi mbyll një tjetër fasoneri në Shqipëri, 5 punonjës rezultuan me Covid-19

· 1 min lexim

Koronavirusi ka mbyllur edhe një fasoneri tjetër në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur pasi 5 punonjës kanë rezultuar të infektuar në qytetin e Vlorës.

Punonjësit rezultuan me koronavirus para disa ditësh, ndaj u bë e mundur edhe mbyllja e fasonerisë.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 33 raste të reja me koronavirus. Nga këto rekord mbante Tirana me 23 të infektuar.

Ndërkohë shqetësim për bluzat e bardha është rritja e shtrimeve në spitalin Infektiv, plot 82 pacientë.