Skip to content
Kronikë

Korçë/ Aksident në Turan, mjeti del nga rruga, lëndohet drejtuesi

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Turan.

Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.