Skip to content
Aktualitet

Kontrolle per hashash me valle e raki, policët e Gramshit ia shtrojnë si qëmoti

· 1 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë një video në rrjetin e tij social “Facebook”.

Vetë Berisha e ka komentuar “Nga lufta kundër drogës në Gramsh”.

Në këtë video duken një grup policësh në Gramsh, të cilët ja kanë marrë këngëve e valleve popullore, ndërkohë që kanë qenë në një operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit.

Njëri prej tyre shihet edhe me një shishe alkool në dorë, ndërkohë që janë në krye të detyrës.

Njëri nga efektivët i filmon me celularin e tij kolegët të cilët këndojnë këngë e valle popullore.

Pamjet kanë marrë mjaft vëmendje në rrjetet sociale duke u komentuar në forma të ndryshme nga qytetarët.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1600917516735816