Skip to content
Politikë

Kongresi i PS-së, Fatos Nano mesazh socialistëve: Gëzuar Përvjetorin Historik! Objektiv madhor, integrimi në BE

· 2 min lexim

Ka nisur Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste në stadiumin “Air Albania”, i cili mbahet në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Ashtu si u paralajmërua paraprakisht për këtë Kongres, nuk kanë munguar as surprizat. Me anë të një vido-mesazhi, ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka qenë i pranishëm në Kongres me një mesazh për të gjithë socialistët. Lideri  historik i PS-së Fatos Nano, në fjalën e tij, ka uruar të gjithë socialistët, për 30 vjetorin e lindjes së partisë. Nano theksoi se fitorja e mandatit të tretë nga PS, është frymëmarrje për Shqipërinë.

Më tej ish-kryeministri Nano vlerësoi ka thënë se  PS tashmë e ka si objektiv madhor për vendin, integrimin në BE të Shqipërisë.

“Kam drejtuar Shqipërinë, kur PS e bëmë parti të parë në vend. Ky është përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në 30 vjet kemi ruajtur traditat më të mira, duke ecur me hapin e kohës. Jemi sot e vetmja forcë politike, duke formuar lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën, duke pasur breza që europianizojnë Shqipërinë.

Fitorja e mandatit të tretë të PS frymëmarrje për shqiptarët. Ju uroj të gjithëve suksese. Të vazhdojmë reformat, që të bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së. Do të vazhdojmë punën me korrektësi dhe kam besim se me Ramën dhe me bekimin e Zotit do të përmbushim objektivat. Të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë. Gëzuar Përvjetorin Historik”, ka thënë Fatos Nano në video-mesazhin e Kongresit të PS-së.