Vijojnë të shtohen rastet e reja me të prekur nga COVID-19 në vend.Një rast i ri me COVID-19 është identifikuar në Memaliaj. Pozitiv me këtë virus ka rezultuar një 57-vjeçar, ndërsa dyshohet se ai është infektuar nga djali i tij që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.
Mësohet se 57 vjeçari është me profesion këpucar, dhe vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa është izoluar në banesën e tij.
Epidemiologët kanë bërë tashmë tamponin dhe për personat e tjerë të familjes dhe të afërm që kanë pasur kontakt me të prekurit.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë shifra rekord ditën e sotme, teksa bëri përditësimin e të dhënave. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.
Po ashtu, informohet se dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar, duke e çuar në 85 numrin e viktimave në vendin tonë.