Skip to content
Të Gjitha

Konfirmohen 13 raste të reja me COVID-19 në Elbasan

· 1 min lexim

Numri i të infektiuarve me Covid-19 po rritet çdo ditë e më shumë në vendin tonë duke shënuar dhe shfira rekorde.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në gjithë vendin ishin konfirmuar 302 raste të reja me COVID-19, duke shënuar kështu dhe rekordin më të ri.

Ndërkohë sot janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus në qytetin e Elbasanit, ndërsa ditën e djeshme ishin vetëm 9.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” humbi jetën  nga COVID-19, Ledian Ceka  një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Më parë ai kurohej në shtëpi, ndërsa pasi ishte përkeqësuar ishte shtruar në intubimin e këtij spitali.