Skip to content
Politikë

Konferenca e Kryetarëve, përfundon pa dakordësi për planin e punës

· 1 min lexim

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pas vetëm 20 minutash, pa arritur një dakordësi për programin e punës së seancës plenare të nesërme.

Seanca do të nisë në orën 14:30.

Kalendari dhe programi i punës do të votohet në në Kuvend.

Pikat kryesore që pritet të shkaktojnë debat janë nismat e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, veçanërisht sa i përket votës së diasporës.