Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesioni 100 milionë euro i karburanteve/ PD dorëzon padinë në SPAK

16:05 02/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Partia Demokratike ka çuar në SPAK padinë për koncesionin e ri që është dhënë nga qeveria në fushën e hidrokarbureve. Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan padinë në Prokurorinë e Posaçme duke thënë se ky koncesion mbyll tregun dhe i çon të gjitha paratë në duartë e miqve të Ramës.

Ditën e djeshme u bë publik edhe koncesioni për monitorimin e sasisë së karburanteve që do të kushtojë 100 milionë euro dhe do të zgjasë 10 vite. Një pikë e veçantë në koncesion thotë se kompania fituese nuk duhet të ketë pasur më parë marrëveshje me shtetin, gjë që përjashton kompanitë që mund të kenë infrastrukturën të gatshme.

 

Deklarata e PD:

Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.

Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve.

Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama.

Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë.

Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme.

Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.

Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partosë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë.

Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresë për Shqipërinë!

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: koncesioni i karburantevepdSPAK

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

U arrestua pas akuzave për korrupsion/ Lirohet mjeku Edvin Prifti, mbetet në burg gjyqtarja Hoxha

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English