Skip to content
Të Gjitha

Komisioni për shkarkimin e Metës, hetimi zgjerohet me dekretimet për Kushtetuesen

· 1 min lexim

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka zgjeruar hetimet, duke shtuar edhe procedurën e ndjekur nga kreu i shtetit, për dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Pas anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, Kuvendi kaloi edhe projektligjin shtesë për hetimin e dekretimit të Xhaferllarit.

Mazhoranca pretendon se Meta ka bërë dy shkelje përsa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar edhe zgjatjen e punimeve të Komisionit me 4 muaj.

Deputetët demokratë, pjesë e Komisionit, Alban Zeneli dheHalit Valteri janë shprehur kundër shtimit të objekteve të hetimit për presidentin.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, është shprehur se Komisioni me këto vendime, po merr në mbrojtje kreun e KED, Ardian Dvorani.

Sipas Blushit, kjo tregon se krimet e Dvoranit janë kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Komisioni Hetimor, ka vendosur të marrë në pyetje Ardian Dvoranin.