Skip to content
Bota

Kolapsimi i sistemit shëndetësor/ Shteti evropian masa drastike, detyron mjekët me Covid tu shërbejnë pacientëve!

· 1 min lexim

Një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Lieges në Belgjikë, ku mjekëve të qytetit, u është kërkuar që të vazhdojnë punën e tyre në spital edhe nëse kanë shfaqur shenja të koronavirusit.

E gjithë kjo kërkesë vjen edhe për shkak se shteti belg ka pësuar rritje rastesh gjatë ditëve të fundit dhe përkujdesja ndaj mjekëve të sëmurë do të ulte ritmin e vdekjeve.

Bëhet me dije se 1/4-ta e stafit mjekësor në Belgjikë, pretendohet se janë prekur nga me Covid-19.

Deri më tani 10 spitale kanë kërkuar që personeli që ka rezultuar pozitiv por nuk ka simptoma të vazhdojë të punojë.

Ndërkohë edhe Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatave Mjekësore, deklaroi për  mediat belge, se ata nuk kishin zgjidhje tjetër nëse do të parandalonin kolapsimin e sistemit spitalor brenda disa ditësh.

Sa i përket pacientë jo me Covid-19, në spitalet belge po trajtohen vetëm ato që janë në gjendje urgjente, teksa pjesa tjetër po merr trajtimin në shtëpi.

Europa me uljen e temperaturave, po kalon periudhën e valës së dytë të koronavirusit./GazetaReforma.com/