Kokaina në Durrës, shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit, Arbër Çekaj dhe dy të pandehurve të tjerë, për trafikun e 613 kg kokainë, është shtyrë sërish.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, të të pandehurve, shkruan ‘Balkanweb’.

Mbrojtësi ligjor i Çekajt, Maks Haxhia, ka kërkuar shtyrje të seancës, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Ditën e sotme pritej të lexohej pretenca e Prokurorisë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 nëntor.

Arbër Çekaj doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator, ku u njoh me masën e sigurisë, “Arrest me burg”.

E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për menaxherin e kompanisë, “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferin Armando Pezaku.

Arbër Çekaj u ekstradua pak muaj më parë nga Gjermania, pas refuzimit të kërkesës për azil.

Shpërndaje
Share.

Komento