Skip to content
Të Gjitha

“Koka” e trafikut të kokainës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

· 1 min lexim

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane. I riu shqiptar është kapur me kokainë.

Ai është identifikuar si shtetasi Elton Barameta dhe është arrestuar në Reggio Emilia. Barameta konsiderohet si “koka” e trafikut të kokainës në këtë zonë.

Gjatë momentit të arrestimit, të riut i janë sekuestruar 3 kg e gjysmë kokainë e pastër dhe 30 mijë euro.

Po ashtu, policia i ka sekuestruar edhe mjetin, i cili mendohet se është i vjedhur.