“Kodi i Ri Penal” me 900 nene konfuze, avokati: Si të ishin përkthyer me Google Translate

Avokati Bledar Meminaj ka ngritur shqetësime të forta në lidhje me draftin e ri të Kodit Penal, duke e konsideruar procesin e hartimit si të papërgatitur dhe pa qartësi të mjaftueshme.
I ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN”, Meminaj kritikoi mënyrën se si është ndërtuar dokumenti ligjor, duke vënë theksin te numri i madh i neneve dhe përmbajtja e tyre e paqartë.
“Minimalja, kjo duhej të ndahej në faza që të adaptohej shoqëria. Si mund të veprojmë me 900 nene? Edhe ne që jemi profesionistë dhe gjyqtarët që marrin vendime, e mbajnë kodin përpara, sepse nuk i mbajnë dot të gjitha përmendësh. Këtu do të kemi shumë punë, edhe juristët do të kenë nevojë për këshillime,” deklaroi ai.
Avokati hodhi poshtë cilësinë e përkthimit të kodit, duke sugjeruar se është marrë nga një burim i huaj dhe është përkthyer në mënyrë të dobët.
“Për mua është përkthyer keq. Diku është marrë nga një gjuhë e huaj, por është përkthyer sikur është përdorur Google Translate, pa u lodhur fare. Bie ndesh paragrafi me paragrafin. Nëse do të kemi vetëm një vit kohë për konsultim, është shumë pak. Si jurist, kjo është çështja thelbësore për mua,” tha Meminaj.
Ai theksoi se një dokument kaq i rëndësishëm duhet të kalojë në një proces të gjatë dhe gjithëpërfshirës të konsultimit, duke reflektuar realitetin juridik dhe shoqëror të vendit.
Lexo më tej
“Grushtet s’i kam frikë”/ Melisa Boçi lë Italinë për flamurin kuqezi, përfaqëson Shqipërinë në Botëror dhe synon UFC-në
Melisa Boçi është vetëm 25 vjeç, por ambiciet e saj në botën e MMA-së shkojnë larg. Shqiptarja e…
“Airbnb” dhe kopsht zoologjik brenda burgjeve shqiptare/ Doçi: Suita me qira, luanë, arinj e pitbulla në qeli
Një denoncim i pazakontë për situatën brenda burgjeve shqiptare është bërë nga gazetari Adriatik Doçi, i cili deklaron…
16 degë të Thesarit në kallëzimin në SPAK/ Kush urdhëroi bllokimin e pagave të magjistratëve? Kërkohet zbardhja e gjithë zinxhirit të vendimmarrjes
Bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026 ka përfunduar në SPAK, ku kërkohet të…
“Pas Shkolle” kthehet në detyrim: Nuk regjistrohesh, mësimin e bën pasdite! Prindërit kundër vendimit: “Fëmijët po diskriminohen”
Programi “Pas Shkolle”, i prezantuar si një mundësi shtesë për nxënësit dhe familjet, po krijon përplasje me prindërit…