“Kodi i Ri Penal” me 900 nene konfuze, avokati: Si të ishin përkthyer me Google Translate

Avokati Bledar Meminaj ka ngritur shqetësime të forta në lidhje me draftin e ri të Kodit Penal, duke e konsideruar procesin e hartimit si të papërgatitur dhe pa qartësi të mjaftueshme.
I ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN”, Meminaj kritikoi mënyrën se si është ndërtuar dokumenti ligjor, duke vënë theksin te numri i madh i neneve dhe përmbajtja e tyre e paqartë.
“Minimalja, kjo duhej të ndahej në faza që të adaptohej shoqëria. Si mund të veprojmë me 900 nene? Edhe ne që jemi profesionistë dhe gjyqtarët që marrin vendime, e mbajnë kodin përpara, sepse nuk i mbajnë dot të gjitha përmendësh. Këtu do të kemi shumë punë, edhe juristët do të kenë nevojë për këshillime,” deklaroi ai.
Avokati hodhi poshtë cilësinë e përkthimit të kodit, duke sugjeruar se është marrë nga një burim i huaj dhe është përkthyer në mënyrë të dobët.
“Për mua është përkthyer keq. Diku është marrë nga një gjuhë e huaj, por është përkthyer sikur është përdorur Google Translate, pa u lodhur fare. Bie ndesh paragrafi me paragrafin. Nëse do të kemi vetëm një vit kohë për konsultim, është shumë pak. Si jurist, kjo është çështja thelbësore për mua,” tha Meminaj.
Ai theksoi se një dokument kaq i rëndësishëm duhet të kalojë në një proces të gjatë dhe gjithëpërfshirës të konsultimit, duke reflektuar realitetin juridik dhe shoqëror të vendit.
Read next
Vodhën tubat e bakrit për t’i shitur dhe shkaktuan shpërthimin fatal në Athinë ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje shqiptare, arrestohen 3 persona, mes tyre një shqiptar
Tre persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar nga policia greke si të dyshuar për shkaktimin e shpërthimit…
Paketa Fiskale 2027/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rritja e taksave rrezikon shtrenjtimin e jetesës në Shqipëri
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) kundërshton rritjen e taksave të propozuara nga qeveria në Paketën Fiskale…
Vrasja e Arlinda Zekajt, dorëhiqet drejtori i Policisë së Kosovës pas dështimeve institucionale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas reagimeve të shumta…
Unioni Turistik kundër Paketës Fiskale 2027: Rritja e taksave godet bizneset dhe konkurrueshmërinë
Unioni Turistik Shqiptar ka kundërshtuar Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e TVSH-së nga 6% në 10%…