Skip to content
Të Gjitha

Klodian Duro dënohet me burg, vendimi nga Gjykata e Tiranës

· 1 min lexim

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Klodian Duro është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Ai u gjet fajtor për veprën penale të dhunës në familje.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi për ish-futbollistin zbriti në 4 muaj burg. Vendimi u mor nga gjyqtari Arben Micko.

Në muajin mars, Klodian Duro u denoncua nga ish-bashkëshortja se i kishte hyrë në banesë me dhunë dhe e kishte keqtrajtuar. Por avokatët e ish-futbollistit mohuan akuzat dhe deklaruan se klienti i tyre ishte i pakënaqur me bashkëshorten pasi nuk e lejonte të takonte fëmijën.

Gjithsesi, gjykata e ka gjetur fajtor Klodian Duron duke e dënuar me 4 muaj heqje lirie.