Skip to content
Kryesore

KLGJ merr masë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar masën disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurorit Kledian Llaho, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë.

Vendimi vjen pas një hetimi disiplinor të nisur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, bazuar në ankesën e një qytetareje për zvarritje të hetimit të një procedimi penal.

Ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor ndaj magjistratit Llaho.