Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kjo është historia e mitit të Plakave të Marsit

08:15 07/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në traditën shqiptare, ndryshimet e papritura të motit në fund të marsit dhe ndonjëherë edhe në fillim të prillit, lidhen ngushtë me një gojëdhënë të njohur si “miti i plakave”.

Edhe pse meteorologët sot i shpjegojnë këto fenomene si pasojë e kushteve atmosferike, shumë banorë të krahinave të ndryshme i referohen ende plakave kur prilli sjell papritur borë apo acar.

Sipas kësaj gojëdhëne, në një ditë të ngrohtë pranvere, një plake, e bindur se dimri kishte kaluar, vendosi të nxirrte bagëtinë në kullotë. Duke shijuar diellin dhe qetësinë, ajo tha me përçmim:

“Tani do i kullos për qejf bagëtitë, ta dh’…fsha dimrin!”

Por fjalët e saj nuk kaluan pa u dëgjuar. Muaji Mars, i fyer nga kjo tallje, iu drejtua muajit Shkurt:

“Shkurt, o vëlla, më jep tre ditë hua që ta ngrij plakën me gjithçka ka!”

Shkurti, që siç dihet është muaji më i shkurtër, ia dha këto ditë Marsit. Menjëherë pas kësaj, moti ndryshoi. Acar, borë dhe erëra të forta zbarkuan mbi mal, duke ngrirë plakën së bashku me bagëtinë e saj.

Thuhet se ajo u kthye në shkëmb, e se në malin e Tomorrit gjendet ende sot një gur me formën e një gruaje, nga i cili buron ujë – të cilin legjenda i quan “lotët e plakës”.

Ky rrëfim, që përdoret si metaforë për ndarjen mes dimrit dhe pranverës, përqendrohet midis datave 14 mars dhe 14 prill  ku kjo e fundit, sipas kalendarit “alla turka”, përfaqëson fillimin simbolik të pranverës apo “1 marsin”.

Gojëdhëna është e përhapur në të gjithë trevat shqiptare, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, madje deri në Lindjen e Mesme apo Evropën Lindore, ku shfaqet në variante të ngjashme.

Disa versione të tjera të legjendës

1. Plaka e vetmuar në mal
Një version më i thjeshtë rrëfen për një plakë që, e gëzuar nga ngrohtësia e fillim-marsit, e përbuz dimrin. Marsi hakmerret dhe e ngrin përjetësisht në majë të malit.

2. Shtatë plakat që tjerë leshin
Në një tjetër variant, shtatë plaka dalin në lëndinë për të tjerrë leshin e bagëtive. Gjatë punës, ato nisin të lavdërojnë motin dhe të përqeshin dimrin. Marsi i dëgjon dhe, i zemëruar, i kthen në gurë. Kjo lidhet me besimin se shtatë ditë të fundit të marsit sjellin çdo vit shi dhe borë.

3. Mullizeza dhe zogjtë e saj
Në veriun shqiptar, një tjetër gojëdhënë flet për një shpend të quajtur mullizezë, që në mars çel zogjtë. E ngazëllyer nga ngrohtësia, ajo nënvlerëson Marsin, i cili, si në versionet e tjera, hakmerret duke e ngrirë atë bashkë me zogjtë në fole.

4. Dy ditë hua për hakmarrje
Një tjetër variant përmend se Marsi, i ofenduar nga “plakat”, i kërkoi muajit Prill ose Shkurt dy ditë hua për t’i “tharë” plakat me gjithë ç’kishin, duke sjellë një valë të papritur të të ftohtit.

Etiketa: legjendaplakat e marsit

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Tërmeti në Mianmar, shkon mbi 3.300 numri i viktimave

Tërmeti në Mianmar, shkon mbi 3.300 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.