Kishte hapur sipërfaqe toke enkas për kanabisin, arrestohet një 29-vjeçar dhe kryeplaku në Maliq
Policia e Maliqit, Korçë ka arrestuar një 29 vjeçar me iniciale F.K pasi kishte hapur një sipërfaqe toke enkas për ta mbjellë me kanabis. Gjatë kontrollit që policia ushtroi me dron në vendin e…
Policia e Maliqit, Korçë ka arrestuar një 29 vjeçar me iniciale F.K pasi kishte hapur një sipërfaqe toke enkas për ta mbjellë me kanabis.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi me dron në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatua sipërfaqja me kanabis dhe u kap në flagrancë i riu me iniciale F.K.
Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Maliq
Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.
Finalizohet operacioni i koduar “Dobërçani”.
Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Maliq, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar për kultivim të kanabisit.
Në pranga dhe kryeplaku i fshatit për “Shpërdorim detyre”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2- mujor finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Dobërçani” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• F. K., 29 vjeç banues në fshatin Gopesh.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F. K., i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.
Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.