Skip to content
Kryesore

Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari

· 1 min lexim

Një 63-vjeçar është zhdukur gjatë peshkimit në lumin Vjosë.

Kallëzimi është bërë nga shoku i tij 64-vjeçar, i cili ka njoftuar se pas një përvoje peshkimi në fshatin Kashishtë, humbi kontaktet me të.

Policia e Fierit ka nisur kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët dhe RENEA-n për gjetjen e tij.