Skip to content
Të Gjitha

Kishte aplikuar për punë si mësues por nuk kishte fituar, ja kush është personi që vuri zjarrin në Drejtorinë Arsimore të Fierit

· 2 min lexim

Një zjarr u raportua se kishte rënë gjatë pasidtes së sotme në ndërtesën e Drejtorisë Arsimore në Fier, ndërsa më herët nuk ishin ende të ditura shkaqet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Njoftimi i plotë i policies për zjarrin:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se zjarri që ka rënë në ndërtesë  ka qenë i qëllimshëm ndërsa për këtë është arrestuar edhe një person. Në pranga ka rënë Indrit Alushaj, 33 vjeç i cili kishte aplikuar për punë si mësues në portal, por nuk kishte fituar. Mësohet se kjo gjë ka shkaktuar zemërim tek ai dhe e ka shtyrë t’i vendosë flakën Drejtorisë Arsimore në Fier. Ai u shoqërua në komisariat pak pas ngjarjes së pasdites, ndërsa si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.  Policia evakuoi personat që ndodheshin aty, ndërsa forcat e zjarrfikëses punuan për shuarjen e flakëve.