Kishin konsumuar më parë alkool, 8 persona bëjnë për spital pronarin e lokalit në Pogradec

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar brenda lokalit të tij.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Dunicë të Pogradecit.

Mësohet se i dhunuari është shtetasi Erjon Çollaku, shkruan “Faxweb”.

Agresorët përpara se të dhunonin 40-vjeçarin, kishin konsumuar pije alkoolike.

Çollaku për momentin ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.

I dhunuari ka deklaruar se nuk i njihte agresorët dhe se nuk kishte pasur konflikte më parë.

Shpërndaje
Share.

Komento