Skip to content
Të Gjitha

Kishin kapur pikun përpara tërmetit/ Qeveria pezullon lejet e ndërtimit për Durrësin, Tiranën e Lezhën

· 2 min lexim

Qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Njoftimi zyrtar është bërë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, shkruan “Monitor”.

“Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e vetme që do të lejohen në këto qarqe janë “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi dhe restaurimi.

Njoftimi i është shpërndarë bashkive Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Kamëz dhe Kurbin.

Sipas të dhënave të INSTAT, përpara se Shqipëria të goditej nga tërmeti, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi kapi pikun, duke shkuar në 1.3 milion metra katrorë, duke u rritur me 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke qenë se Bashkia e Tiranës po siguronte një të tretën e të ardhurave nga ndërtimi, pezullimi i lejeve, pritet të ketë ndikim të madh në të ardhurat e kësaj bashkie.