Skip to content
Bota

Kim Jong-un ka vdekur? Mediat ndërkombëtare: Motra e tij merr drejtimin e Koresë së Veriut

· 2 min lexim

Vijojnë dyshimet e forta se udhëheqësi diktatorial i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të shtunës, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Sot mediave të ndryshme ndërkombëtare u është shtuar për herë të parë edhe një televizion i Hong Kongut, HKSTV, dhe afër pushtetit në Pekin, i cili deklaroi se nga “burime shumë konfidenciale” ka mësuar se Kim Jong-un ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.

Ndërkohë, ditën e sotme, “The sun” raporton se udhëheqjen e Koresë së Veriut e ka marrë motra e Kim Jong-un, 31-vjeçarja Kim Yo-jong.

Prestigjiozja britanike shkruan se Kim, 31 vjeçe, ka pasur një lidhje të ngushtë me vëllain Kim Jon-un, që në moshë të vogël.

Ata të dy kanë studiuar në Zvicër, midis viteve 1996 dhe 2000 dhe ajo ka mbaruar studimet në Universitetin Ushtarak Kim Il-sun dhe më pas ka studiuar për shkenca kompjuterike në të njëjtin universitet.

Ajo u angazhua në politikë në vitin 2017, ku ju dha një fuqi shumë e madhe, përfshi edhe sigurinë e shtetit, ndaj së cilës hoqi dorë më 2019.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Kim u zgjodh në Asamblenë Suprete të Popullit si përfaqësuese për Killmgil, ndërkohë, në fillim të prillit 2020, ajo u rikthye në politikën e fuqishme të partisë.

Tani ajo mendohet se është figura kryesore që do të zëvendësojë Kim dhe besohet se ka patur besimin e plotë të vëllait të saj, për të cilin thuhet se ka ekzekutuar xhaxhanë e tij për tradhti.