Skip to content
Aktualitet

Kërkuan anëtarësimin në NATO, Rusia letër Finlandës dhe Suedisë

· 2 min lexim

Rusia i ka dërguar letra Finlandës dhe Suedisë, duke kërkuar garanci sigurie, pasi dy vendet nordike shprehën interes për t’u bashkuar me NATO-n në dritën e konfliktit në Ukrainë.

Transmetuesi i Moskës Eco raporton.

Të premten, Moska paralajmëroi Finlandën për rrezikun e “pasojave serioze ushtarake dhe politike” nëse vendos të anëtarësohet në NATO.

Dhe dje katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze, në atë që një komandant i forcave ajrore suedeze e quajti një veprim “joprofesional dhe të papërgjegjshëm”.

“Tubacioni i gazit Nord Stream2 është pistoletë, që Gjermania ia dorëzoi  presidentit rus, Vladimir Putin” – pohoi pak kohë më parë ministri polak Mateusz Morawiecki, në Kiev. Nord Stream është ndërtuar, por vijon të jetë në pritje të vënies në përdorim. Administrata e presidentit Biden ka imponuar masa ndëshkimore për gazsjellësin dhe këshillin e administratës së tij. Pas kësaj, Putin, në një fjalim të gjatë mbajtur të hënën e kaluar, vuri në diskutim  sovranitetin kombëtar të Ukrainës, gjë që pas tij, e bëri edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov. E liderët rusë këto ditë po bëjnë edhe pohime të rreme, sipas të cilave Ukraina po kryen “një genocid të vërtetë” në Donbas, po sulmon Doneckun e po kryen akte terroriste.

Vladimir Putin, duke folur mbrëmë për “një operacion ushtarak special” në Ukrainën perëndimore, kujtoi “mbrojtjen e popullsive të gjuhës ruse” në këtë Vend.  E njëjta gjë pohohet edhe në një notë të 17 shtatorit 1939,  kur kreu i ministrisë sovjetike të punëve të jashtme, Wladimir Potomkin,  pati pohuar se do të jepte urdhër që trupat sovjetike të kapërcenin kufirin  e Polonisë, për të mbrojtur popullsitë ukrainase e bjelloruse, që jetonin në ato vise”. Nuk thuhet më kot se historioa përsëritet!