Kërkojnë lirimin e të arrestuarve, banorët e Astirit protestë para Policisë së Tiranës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Astirit janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke protestuar.

Shkak është bërë arrestimi i dy prej zërave më të fortë të protestës së tyre, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Në mbështetje të banorëve janë edhe ish-deputetët, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Banorët po protestojnë nën thirrjet “Lironi djemtë”.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme hynë në fuqi ndryshimet e reja në kodin penal.

Tashmë bllokimi i rrugës përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në burgim.

Ashpërsimi i këtij neni, pritet të zgjidhë ngërçin te “Unaza e Re”, ku banorë çdo pasdite dalin në protestë, për të kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento