Kërkohen me ngulm! Zbulohen emrat e anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që vendos për strategjinë e luftës
Ditët e fundit të gjitha mediat janë pushtuar nga debate se kush janë ekspertët që marrin vendimet në Komitetin Teknik kundër COVID-19, pyetje e drejtuar kryeministrit Rama, ministres Manastirliu apo edhe mjekut Pipero.
Mirëpo, të gjithë kanë vendosur që të mos i përgjigjen pyetjeve se cilët janë ekspertët që ata këshillohen për të marrë vendimet, duke mos bërë të ditur as arsyen se përse duhet të mbahen sekret emrat e tyre.
Së fundmi, Dosja.al shkruan se lista me ekspertët e Komitetit Teknik kundër Covid-19 përbëhet nga: zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, drejtoresha e ISHP Albana Fico, specialistja e ISHP Silva Bino, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini, infeksionisti Tritan Kalo, shefja e Infektivit Najada Çomo, pediatrja Gjeorgjina Kuli Lito, mjeku Andi Koraqi, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami, Flutra Beqo, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Barnave Narvina Sinani dhe drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Areti Beruka.

Përgjegjësia e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhitin e transmetimit të infeksionit.
Detyra funksionale e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të udhëzojë dhe të kërkojë mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, me qëllim zbatimin rigoroz të një strategjie të përcaktuar qartë, të luftës kundër Covid-19 në tërësinë e saj.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare dhe efektet e tyre.