Kërkohej prej 4 vitesh nga policia, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 31-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme. Ai kërkohej prej 4 vitesh nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person me armë zjarri.

I riu gjithashtu akuzohet për armëmbjatje pa leje.

Ndalimi i 31-vjeçarit D.M., u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.

4 vite më parë i riu kishte kërcënuar me armë një bashkëqytetarin e tij A. Sh., nga Patosi, pas një konflikti për motive të dobëta.

Shpërndaje
Share.

Komento