Kërkimet për trupin e Jan Prengës, ja çfarë gjeti policia 1 km larg kompleksit ku do mbahej peng

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia po vijon kërkimet për të gjetur trupin e Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra rreth një muaj më parë.

Kërkimet po kryhen në Shijak dhe në rrethinat përreth.

Ndërsa shpresat për të gjetur trupin e Prengës pothuajse ishin shuar, polica ka gjetur sot një provë, e cila mund të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Bëhet fjalë për një plastmas me njolla gjaku i cili është çuar në laborator për analiza, shkruan “Balkanweb”.

Sendi u gjet 1 km larg kompleksit “Golden”, ku do të mbahej peng Prenga, i cili është në pronësi të Altin Hajrit.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pas dyshimeve të forta, se autorët kanë vepruar si një grup kriminal.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij, Astrit Prenga duhet t’ja dorëzonte tre grupeve kriminale në Shqipëri.

Porositësi i rrëmbimit rezulton Dritan Rexhepi, i cili po vuan dënimin në një burg në Ekuador.

Ndërkohë të arrestuarit e deritanishëm janë Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe pasuritë e grupit të Dukagjinit, të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Shpërndaje
Share.

Komento