Kërcet arma në Kavajë, vritet një person plagosen 4 të tjerë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti.

Një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me ende dije, ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri. Mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë.

Dy personat e dyshuar të vrasjes ishin me makinë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identitetet e personave të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka rrethuar gjithë qytetin e Kavajës.

Shpërndaje
Share.

Komento