Skip to content
Aktualitet

Përplasja mes bandave në Kavajë, vritet një person plagosen 7 të tjerë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti. Një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me ende dije, ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe 7 persona të tjerë. Mësohet se 7 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhen në spitalin e Durrësit.

Mësohet se dy grupe u përplasën me armë me njera tjetrën, e për pasojë ka mbetur i vrarë një person i cili nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

50 vjeçari i cili humbi jetën, ishte një kalimtar i thjeshtë që nuk ka pasur lidhje me grupet të cilat u përplasën me njëri tjetrin.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që dy persona janë ndaluar nga policia të dyshuar si autorë të vrasjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka rrethuar gjithë qytetin e Kavajës, por ende nuk ka dalë në një deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë.