“Kërcet” arma në Fier, plagoset një grua, çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Sulaj të Fierit, ku si pasojë është plagosur një grua.
Sipas informacionit të parë, Hysen Mërnica po udhëtonte me motomjet kur ata u sulmuan me armë.
E plagosur ka mbetur Suzana Mërnica, rreth 50 vjeç, e cila është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes, Afrim dhe Ali Cimili dhe i ka shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, konflikti që mund të ketë shkaktuar sulmin lidhet me një mosmarrëveshje që ndodhi një vit më parë.
Forcat e policisë janë në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij krimi.