Skip to content
Kryesore

Kërcënoi me thikë gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në fshatin Podgorije, ku një 57-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij 16-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, u bë e mundur ndalimi i shtetasit Bashkim Baçi dhe sigurimi i një urdhri mbrojtjeje për familjarët e tij. Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan edhe thikën e përdorur në këtë ngjarje.

Çështja tashmë i është referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.