Skip to content
Të Gjitha

Kërcënoi me shpërndarje të Parlamentin, Rama ironizon Metën: Më kujton shprehjen e Haxhi Qamilit

· 1 min lexim

Kreu i Shtetit Ilir Meta, në një deklaratë për mediat gjatë ditës së djeshme, kërcënoi me shpërndarje parlamenti. Deklaratës së Metës, i është përgjigjur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama.

Me një mimikë ironizuese, Rama iu përgjigj shkurt duke i kujtuar një shprehje të Haxhi Qamilit, shkruan “Panorama”.

“Më kujton atë që ju kam thënë me parë Xhike Qamilin që thoshte që sa të kem këtë e atë katund s’pyes për Francën e Italinë”, tha Rama.

Kuvendi dhe Presidenca janë përfshirë në një “luftë të ftohtë”, që pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit nga ana e Metës, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë post, Kuvendi kishte emëruar me shumicë votash Arta Vorpsin.

Mirëpo Meta nuk e njohu kandidaturën e Vorpsit dhe nisi betejën me kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin ka deklaruar së do ta padisë të hënën.

Gjykata Kushtetuese nga ana e saj, ka njohur anëtarët e dekretuar nga presidenti, që janë, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.