“Kemi falimentuar”, protestojnë fermerët në Berat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Urën Vajgurore, Berat, në një kohë që na ndajnë pak ditë nga protesta e paralajmëruar e 16 shkurtit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët e zonës. Me pankarta në duar dhe thirrje antiqeveritare, ata shpallin falimentimin e tyre.

“Kemi falimentuar qeveria ka rënë poshtë”, shprehen fermerët.

Ata bllokuan urën e Kuçit, ku ndahet Berati me Lushnjën, teksa në shenjë simbolike hodhën në rrugë arka me manderina.

Sipas tyre, prodhimet bujqësore u kalben për mungesë tregu.

Shpërndaje
Share.

Komento