Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këlliçi: SPAK i ka të gjitha provat kundër Veliajt! Po i jep kohë që t’i zhdukë ato

11:18 18/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Belind Këlliçi, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratik ka mbajtur sot një deklaratë për mediat ku i ka kërkuar  SPAK që të bëjë detyrën e tij ligjore ndaj Erion Veliajt. Këlliçi tha se SPAK i ka të gjitha provat e vjedhjeve të Veliajt, por e ka lënë ende të lirë atë, duke i dhënë mundësinë që të shkatërrojë e zhdukë provat që e inkriminojnë atë.

Sipas tij çdo ditë që kalon, qëndrimi i Veliajt në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i jep atij mundësinë të zhdukë provat dhe të vazhdojë të vjedhë i qetë buxhetin e Bashkisë Tiranë. Këlliçi ndër të tjera u shpreh se kolegët e Veliajt në SPAK, duhet të ndajnë mendjen njëherë e përgjithmonë, ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit  ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, Ditën e djeshme depozituam zyrtarisht në SPAK studimin e famshëm të IFC, të muajit shkurt të vitit 2014, i cili fakton se projekti i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, parashikonte që qytetarët të paguanin shifrën e 38 euro/ton për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve, duke përfshirë pastrimin e rrugëve, mbledhjen e mbetjeve, transportin, depozitimin, zgjerimin e landfillit, e në fund trajtimin e tyre.

Sapo Erion Veliaj futi këmbët në Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ai hyri me një plan të detajuar të zhvatjes së qytetarëve të Tiranës përmes dy skemave të qarta tashmë për këdo. E para propozoi, mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht konçensionin e mbetjeve, dhënë kompanisë Integrated Energy BV SPV, ku deri më tani ka vjedhur të paktën 132 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston dhe gjithashtu i dha monopolin e pastrimit të qytetit, duke paguar rreth 17 milionë euro në vit, miqve të tij të Ndranghettës Italiane, përmes kompanisë Eco Tirana.

Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë famëkeqe 5D Konstruksion, skemë e cila u replikua dhe nga disa titullarë të tjerë, si famozi Arben Maloku me kompaninë e tij ARB-Trans 2010 dhe Kujtim Qefalia me kompaninë Dajti Park 2007. Të tre këto kompani kanë përfituar tendera publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milione euro.

I gjithë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet e majit të vitit 2023, janë të kallëzuar në SPAK prej më shumë se 1 viti dhe kjo strukturë vijon gjumin letargjik mbi këto dosje flagrante. Edhe pse sot, me miratim të Veliajt gjenden prapa hekurave Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla, Erioni vazhdon i qetë pagesat për 5D dhe inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të angazhuar që fatin e 3 drejtorëve në qeli, ta ketë vetë pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe 5D Konstruksion Erion Veliaj, sëbashku me pjesën tjetër të mbetur ende jashtë dhe në shërbim të këtij banditi.

Çdo ditë që kalon, qëndrimi i Erion Veliajt në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i jep atij mundësinë të zhdukë provat dhe të vazhdojë të vjedhë i qetë buxhetin e Bashkisë Tiranë. Kolegët e Erionit në SPAK, duhet të ndajnë mëndjen njëherë e përgjithmonë. Ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit Erion Veliaj, ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë. Rrugë të mesme NUK KA e NUK DO TË KETË!

Për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët e Tiranës, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00. Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj është emergjencë kombëtare. O sot, o kurrë. Ju faleminderit.

 

Etiketa: Belind Kelliçi

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
Tragjedia në brigjet e Italisë jugore, thellohet bilanci i viktimave: 70 të vdekur

Tragjedia në brigjet e Italisë jugore, thellohet bilanci i viktimave: 70 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.