Skip to content
Të Gjitha

Katër rastet e reja me COVID-19 në Tiranë, fasoneritë në kryeqytet kthehen në vatra infeksioni

· 1 min lexim

Fasoneritë janë kthyer në vatra të COVID-19 në vendin tonë.

Në qarkun e Krujës, i cili numëron mbi 100 të prekur, pjesa më e madhe janë punëtorë fasonerish dhe të afërm të tyre.

Gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar pozitive edhe 4 punonjësve të fasonerive të Tiranës.

Të dhënat janë bërë të ditura nga specialistja e ISHP, Rovena Daja.

Kjo e fundit shton, se ISHP po vazhdon kontrollet në Tiranë për zbatimin e masave ndaj COVID-19 dhe si pasojë një fasoneri është mbyllur.

“Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot kemi 4 persona të infektuar, të cilët kanë punuar në fasoneri në Tiranë. Inspektoriati Shëndetsor Shoqëror po vazhdon kontrollet e tij  dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë, u shpreh Rovena Daja.

Ndërkohë numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 782.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 245 testet e kryera janë konfirmuar 9 raste të reja.

Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 33 pacientë, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

Gjithashtu numri i të shëruarve ka shkuar në 488, ndërsa viktima janë regjistruar 31.