Ditën e sotme katër deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini, Fationa Dhimitri dhe Suzana Topi kanë deklaruar votën e tyre pro për marrëveshjen e Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat para selisë së Kuvendit, 3 deputetët Roshi, Tropini dhe Dhimitri u shprehën se do të votojnë pro marrëveshjes, pasi ndërkombëtarët shprehen se është një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Artur Roshi në emër të deputetëve të Ballit Kombëtar u shpreh se ai dhe kolegët e tij do të votojnë pro edhe pse nuk kanë dalë të fituar nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave.”, tha ai.
Ndërkohë një tjetër deputete e opozitës parlamentare shprehet pro marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor duke deklaruar dhe votën e saj.
Suzana Topi deputete e ardhur nga listat e LSI shkruan se parlamenti e ka shumicën e nevojshme për të votuar një orë e më parë dakordësine e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit, duke mos ndërmarrë asnjë ndryshim të njëanshëm që cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.
Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare.
Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.
Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.