Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kapexhiu: Rama bëri shtesa në Bashki se i dilnin këmbët jashtë, pse mos bënte shtesa në Teatër?

09:45 19/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Regjisori, aktori dhe karikaturisti, Bujar Kapexhiu ka qenë i ftuar sot mëngjes në “Abc News”.

Ai ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, ku aktin e ka quajtur një goditje të shëmtuar dhe se ligësia vinte nga lart.

Në fjalën e tij Kapexhiu shtoi se teatri mund të kthehej në kompleks teatror e të mos shembej si u bë, e njëjta gjë siç u kursye edhe Bashkia e Tiranës, ku madje u shtua në pjesën e mbrapme të godinës.

Këtu ka ironizuar edhe gjatësinë e kryeministrit Rama, i cili asokohe ka qenë kryetar bashkie në Tiranë.

“Duke qenë shtat i lartë këmbët i dilnin jashtë dhe shtoi pjesën pasme të Bashkisë”, u shpreh me ironi Kapexhiu për Ramën.

“Dy godinat duhet të ruheshin, të restauroheshin dhe mund të qëndronin fare mirë.

Kam qenë i mendimit se këtyre dy teatrove u mungonin shumë ambiente dhe besova që duke qenë me këto mangësi midis tyre të lidheshin me një arkitekturë mund të krijoheshin të gjitha ambientet që mungonin.

Mund të kishim një kompleks teatror. Kemi shembuj në Tiranë.

Ishte Bashkia, u bë kryetar Bashkie Edi Rama, mesa duket duke qenë shtat i lartë këmbët i dilnin jashtë dhe shtoi pjesën pasme të Bashkisë.

Shembulli më i bukur është Banka, ishte në gjysmë harku u bë edhe gjysmë harku tjetër dhe u bë në mënyrë rrethore, mjediset u shtuan brenda stilit. Përse të mos bëhej edhe kjo për teatrin?

Kapexhiu foli edhe për dhunën në protestë të cilën e quajti të paperceptueshme.

“Këta e kanë cilësuar veten shërbëtor, por në fakt janë kthyer në pronarë. Gjatë protestës kishte ndërhyrje të dhunshme. U sulën ndaj grave, ndaj vajzave.

Më duket e papranueshme, e gjithë ajo egërsi. Me këta policë duhet të jesh i zemëruar. Kur shikoj tani një polic në rrugë, i bëj pyetjen vetes,- po ky a ka qenë te teatri?

I shikoj me përçmim, më duket një njeri i dhunshëm”, u shpreh ndër të tjera regjisori.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bshkibujar kapexhiukembet jashteprishja e teatritshtesateatritteatrit kombetar

Të tjera

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)
Aktualitet

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët,...

12:17 18/06/2026
Para

Grabiste bankomate e karburante, arrestohet 31-vjeçari me listën e gjatë të krimeve

Lajmet e fundit

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English