Skip to content
Politikë

Kaos te Bashkia e Tiranës, policia hedh ujë drejt protestuesve

· 1 min lexim

Protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës ka shpërthyer në përplasje të ashpra me policinë pasditen e së martës në Tiranë.

Në përpjekje për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar qarkullimin e automjeteve, policia përdori një autobot me ujë në zonën e Bashkisë së Tiranës, si dhe në disa rrugë kyçe të Unazës së Vogël.

Përleshjet shpërthyen mes protestuesve dhe deputetëve të PD-së, të cilët u përfshinë në përplasje fizike me forcat e rendit në akset rrugore të bllokuara, përfshirë zonat e Zogut të Zi, Pallatin me Shigjeta, rrugën e Elbasanit dhe sheshin Wilson.

Policia kërkoi që protestuesit të largoheshin dhe të mos bllokonin qarkullimin e automjeteve, por kjo ka çuar në përplasje të mëtejshme mes palëve.