Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje të vendit. Udhëtimi është zgjatur ndjeshëm, kostot janë rritur, ndërsa lëvizja drejt disa qyteteve është paralizuar pothuajse plotësisht.

Itinerari Tiranë Korçë, që më parë përshkohej për rreth 3 orë, tashmë zgjat mbi 4 orë. Sipas operatorëve, në varësi të trafikut dhe ngarkesës në segmentet alternative, koha e udhëtimit është shtuar nga 1 orë deri në 1 orë e 20 minuta. Devijimi i detyruar përmes Elbasan Cërrik Gramsh Maliq ka rënduar ndjeshëm qarkullimin.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Dashnor Memaj, tha se furgonat dhe autobusët vijojnë transportin drejt Korçës dhe Pogradecit, por me itinerare të ndryshuara. Ai sqaroi se drejt Përrenjasit lëvizja aktualisht nuk funksionon për shkak të fluksit shumë të ulët të pasagjerëve.

Në terminalin e Juglindjes në Tiranë nuk ka ndryshim oraresh për nisjet drejt Korçës dhe Pogradecit, por linja për Përrenjas është pezulluar. Sipas Memajt, edhe drejt qyteteve të tjera të juglindjes numri i pasagjerëve ka rënë ndjeshëm. “Operatorët po i lëvizin mjetet me 3 apo 4 pasagjerë”, thekson ai.

Përballë mungesës së aksesit të drejtpërdrejtë, shumë qytetarë po detyrohen të ndjekin itinerarin përmes Dibrës së Madhe, duke kaluar nga Tirana në Klos, Bulqizë, Maqellarë, kalimi i kufirit me Maqedoninë e Veriut, Dibër e Madhe, Strugë dhe më pas në Përrenjas. Ky itinerar kërkon siguracion të mjetit për kalimin kufitar dhe, nëse fëmijët udhëtojnë me një prind, edhe prokurë kalimi, duke shtuar procedurat dhe kostot.

Një qytetare, N.K., tregoi për Monitor se u detyrua të ndiqte këtë rrugë për shkak të një fatkeqësie familjare. Ajo sqaroi se përpara nisjes duhej të pajisej me akt noterial për kalimin e fëmijëve në pikën doganore dhe me siguracion për mjetin. “Rruga më shkoi 3 orë”, tha ajo.

Një tjetër alternativë kalon përmes zonave rurale, nga fshati Spathar drejt Dardhës, në një segment me zhavorr, kthesa të forta dhe pjerrësi të theksuar, që kërkon kujdes maksimal dhe rrit rrezikun gjatë qarkullimit. Pas kalimit të zonës malore, automjetet zbresin në Hotolisht dhe lidhen sërish me rrugën nacionale drejt Përrenjasit, Pogradecit dhe Korçës.

Rritja e vështirësive ka sjellë edhe rritje të çmimeve. Për linjën Tiranë Përrenjas, bileta nga 500 lekë ka arritur në 1 mijë lekë. Për linjën Tiranë Korçë, çmimi nga 700 lekë ka shkuar në 800, 900 apo deri në 1 mijë lekë, deri në 40 për qind më shtrenjtë se më parë.

Memaj tha se nuk ka raportim për ndryshim zyrtar të çmimeve, pasi ato përcaktohen me VKM të Ministrisë së Infrastrukturës në bazë të kilometrave të përshkruara, megjithëse mund të ketë raste të izoluara abuzimi.

Sipas burimeve në terren, aktualisht po udhëtojnë kryesisht persona me nevoja emergjente, ndërsa shumë qytetarë kanë shtyrë lëvizjet për shkak të kohës së zgjatur dhe kostove të shtuara.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi në konferencë për shtyp se institucioni është në mbështetje të Autoritetit Rrugor Shqiptar për menaxhimin e situatës, e cila ka sjellë impakt të drejtpërdrejtë në qarkullimin rrugor dhe jetën e komunitetit në qarqet Elbasan dhe Korçë.

“Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo urgjence, përfshirë urgjencat mjekësore. Të gjitha institucionet e përfshira në menaxhimin e situatës janë koordinuar për të garantuar reagim të shpejtë dhe minimizim të rrezikut për qytetarët. Përmes një vendimi të Këshillit Teknik pritet të ndërhyhet konkretisht për zgjidhjen e situatës së krijuar”, tha Çako.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se pas shembjes së urës te “Arrat e Gurrës”, procesi është bërë publik dhe është në fazë vendimmarrjeje për ndërtimin e një aksi të ri, me fokus sigurinë dhe jetën e banorëve, si dhe lehtësimin e aksesit në rast emergjencash.

Ndërkohë, situata në terren vijon të mbetet e tensionuar, me qytetarë që përballen çdo ditë me vonesa, kosto të rritura dhe pasiguri në lëvizje.

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i kërkuar nga GJKKO

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i kërkuar nga GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.