Skip to content
Të Gjitha

Kamioni me logo mobilerie kapet në doganën e Bllatës, po transportonte 200 kg kanabis

· 1 min lexim

Një kamion me logon e një mobilerie është kapur në doganën e Bllatës, pasi në të u gjet lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa

Mësohet se lënda narkotike mbi 200 kg është gjetur në kamioni me logot e një mobilierie me targa me targa AA 450 YE dhe drejtohej nga Florian Alimani.

Ky shtetas ishte me origjinë nga fshati Gjoricë, dhe me banim në Durrës. Dyshohet se kamioni me drogë ishte ngarkuar në Dibër dhe po ikte po ikte drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë mësohet se sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit, pasi ky i fundit ishte përshtatur për këtë transport.