Skip to content
Të Gjitha

Kamioni me bombola oksigjeni mbërrin te Infektivi, shtohen të dyshuarit me koronavirus

· 1 min lexim

Bilanci i koronavirusit në vendin tonë është 51 të prekur dhe 1 viktimë.

Në përditësimin e djeshëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije, se në repartin e Infektivit ndodhen 20 pacientë, tre prej të cilëve i janë nënshtruar terapisë intensive.

Ndërkohë “Balkanweb” raporton, se tek Infektivi ka mbërritur një kamion me bombola oksigjeni.

Së fundmi në godinën e Infektivit kanë mbërritur dy persona të dyshuar me koronavirus.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash shtrënguese, duke kufizuar qarkullimin e makinave dhe njerëzve.

Gjithashtu janë mbyllur shkollat, lokale si dhe janë pezulluar aktivitetet publike.

Policia dhe ushtria vijojnë patrullimet në terren, për të mbikëqyrur zbatimin e urdhërave për vetëkarantinimin.

Gjatë ditës së sotme janë gjobitur disa shtetas të kthyer nga Italia, të cilët nuk kanë respektuar urdhërin e kryeministrit.