Skip to content
Kryesore

Kamioni godet transformatorin në Pogradec, lë 200 familje pa energji elektrike

· 1 min lexim

Mbrëmjen e ditës së sotme një kamion është përplasur dhe ka dëmtuar transformatorin e energjisë në fshatin Bucimas të Pogradecit.

Grupet e punës së OSHEE-së mbërritën menjëherë në vendngjarje, së bashku me Policinë e Shtetit, e cila është angazhuar për të identifikuar drejtuesin e mjetit.

Dëmi i shkaktuar në transformator është i konsiderueshëm dhe kërkon disa orë punë për t’u riparuar.

Sipas burimeve, OSHEE po shqyrton mundësinë e vendosjes së një transformatori të ri.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në momentin e goditjes edhe pse transformatori ndodhet pranë banesave.