“Ka qenë dhe është ekip i fortë”, trajneri i Islandës vlerëson maksimalisht Shqipërinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria do të përballet nesër me Islandën në “Elbasan Arena”, në kuadër të turit eleminator për “Euro 2020”.

Islanda është treni i fundit për Shqipërinë edhe pse tashmë shanset për t’u kualifikuar janë shumë të vogla.

Trajneri i islandezëve, Erik Hamren, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ka vlerësuar ekipin e drejtuar nga Edi Reja.

Hamren u shpreh se takimi në Shqipëri do të jetë më i vështirë sesa ai në Rekjavik, por Islanda kërkon që të kualifikohet.

Më tej ai shtoi se Shqipëria ishte e pafatë në ndeshjen me Turqinë.

“Eshtë ndeshje e rëndësishme, por ne vimë për më të mirën dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Qëllimi ynë është të shkojmë në Europian. Por, pas ndeshjes shihet nëse jemi të kënaqur me një apo tri pikë. Nuk dua të flas shumë për Shqipërinë, por të flas për ne. Shqipëria ka qenë dhe është ekip i fortë. Me Turqinë ato kanë luajtur mirë, por kanë qenë të pafatë. Por, për mua mbetet e fortë.  Ata luajnë në shtëpi dhe do bëjnë më të mirën, do jetë e vështirë midis dy ekipeve të barabarta, siç ishte para tri muajsh në Rekjaevik. Lojtarët tanë kanë pësuar disa trauma, por e përgjithshmja është mire”, tha tekniku i islandezëve.

Vlerësime për Kombëtaren ka dhënë edhe kapiteni i isalndezëve, Aron Gunarson, i cili u shpreh se skuadrat janë të barabarta dhe do tentojnë të dyja të marrin tre pikët.

Shpërndaje
Share.

Komento