Aksident në Tiranë, makina merr përpara 50-vjeçaren

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas informacionit të policisë, një mjet ka përplasur 50-vjeçaren me iniciale A.K.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë stadiumit Dinamo.

Këmbësorja u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit me iniciale M.Y, është shoqëruar në komisariat, për t’u marrë në pyetje.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento