Skip to content
Të Gjitha

Ka marrë një plumb në shpatull, dalin detaje të reja për 34-vjeçarin që u gjet i pajetë

· 1 min lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 34-vjeçarin e gjetur të vdekur në Vlorë.

Pas ekspertizës, mbi trupin e Kreshnik Dashit është gjetur një plumb, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Fillimisht u tha se mbi trupin e tij nuk kishte shenja dhune dhe dyshohej se vdekja i kishte ardhur nga një arrest kardiak

Kreshnik Dashi punonte në një firmë këpucësh në Vlorë.

Sipas policisë, ai nuk kishte precedentë penalë të mëparshëm.

Aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.